Sport 7 Prill 2022, 19:07

Shkoi për të takuar tifozët kundërshtarë, Murinjo largohet i zemëruar, tekniku portugez goditet me topa bore (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Shkoi për të takuar tifozët kundërshtarë, Murinjo

Shkoi për të takuar tifozët kundërshtarë, Murinjo largohet i zemëruar, tekniku portugez goditet me topa bore (Video)

Një video me protagonist absolut trajnerin e Romës, Zhoze Murinjon është bërë virale në rrjetet sociale në prag të sfidës kundër Bodo/Glimt, në Ligën e Konferencës, ku finalja e së cilës do të zhvillohet në Tiranë.

Në video shihet tekniku portugez që shkon për të takuar një grup tifozësh të skuadrës së Bodo Glimt, të cilët e godasin me një top bore.

Tekniku portugez i shmanget topit të borës të hedhur nga tifozët, dhe më pas largohet duke mos i përshëndetur ata.

Mourinho was on his way to meeting fans in Norway when someone from the crowd threw snow at him making turn away. Ruined it for everyone pic.twitter.com/1y1HzqRHrq

— J (@MourinhoPics) April 6, 2022

Sport trajneri i Romës Zhoze Murinjo