Për 3 ditët në vijim, 24, 25 dhe 26 janar shkollat në vendin tonë do të qëndrojnë të mbyllura, për shkak të kushteve ekstreme të motit që ka përfshirë Shqipërinë.
Ministrja Evis Kushi tha ditën e sotme se përveç temperaturave të ulëta, problem mbeten dhe infektimet me Covid-19 të mësuesve dhe nxënësve. Sipas Kushit, janë të infektuar rreth 1100 mësues si dhe 1600 nxënës. Kushi shtoi se shkollat u mbyllën sepse ngrinë depozitat dhe ishte problem rruga e fëmijëve për në shkollë
“Shkollat i mbyllem se ngrinë depozitat dhe ishte problem rruga e fëmijëve për në shkollë. Janë pak shkolla që nuk ka ngrohje, disa me dru, disa me kaldaja, kemi një bashkëpunim më Bashkitë. Nuk ka lidhje ky vendim, vetëm me sistemin e ngrohje, por edhe rreziku që mund të ketë nga shtëpia në shkollë.
Në këtë vendim e kemi marrë javën e kaluar kur parashikimet thonin që temperaturat shkonin deri -17 gradë, është një vendim që mund të rishikohet, nëse do përmirësohet situata. Nuk ka lidhje me situatën e COVID, edhe pse jemi duke e monitoruar në të gjithë shkollat e vendit, edhe pse ka një rritje, 1100 mësues me COVID dhe 1600 nxnësës”, tha Kushi.