Një fëmijë 3-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
Burime pranë spitalit të Elbasanit konfirmojnë se fëmija me inicialet I.M., është paraqitur në spital ditën e djeshme rreth orës 17:00 me temperaturë të lartë dhe shenja të gripit stinor. Mjekët e kanë mbajtur nën vëzhgim dhe e kanë futur në oksigjen, por për shkak të komplikacioneve ka ndërruar jetë në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm. I mituri u paraqit në spital me vështirësi në frymëmarrje dhe rrahje të ulëta të zemrës.
Aktualisht pritet ekspertiza mjekoligjore për të zbardhur shkaqet e sakta të humbjes së jetës së të miturit.
“Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën. Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.”– njofton policia.