Showbiz 5 Nëntor 2018, 11:19

Shkon të marrë fëmijën në shkollë me vonesë, gruaja pështyn mësuesen në fytyrë

Shkruar nga Pamfleti
Shkon të marrë fëmijën në shkollë me vonesë,

Shkon të marrë fëmijën në shkollë me vonesë, gruaja pështyn mësuesen në fytyrë

Në orën 16.15 bie zilja në një shkollë fillore në Sarono të Italisë, provincë e Varese-s. Të gjithë fëmijët nisen për në shtëpi, përveç njërit. Mamaja e tij është me vonesë. Por kur gruaja vjen të marrë të birin, në vend që të falenderojë mësuesen që e priti, i pështyn në fytyrë. ‘Faji’ i mësueses është se qortoi nënën e fëmijët për vonesat e vazhdueshme, pasi kjo nuk ishte hera e parë që mamaja paraqitej me vonesë për të marrë të birin nga shkolla. Mësuesja tani do të denoncojë rastin.

“Nuk ishte as nxënës i klasës sime, por po ndihmoja kolegen time, e cila nuk mund të rrinte më gjatë, pasi i duhej të merrte trenin për t’u kthyer në shtëpi”, -shpjegoi mësuesja. “Orari i daljes nga shkolla është në 16.15, por kishte kaluar gjysëm ore dhe ende nëna e vogëlushit nuk kishte ardhur për ta marrë. Një situatë që përsëritej vazhdimisht. Pasi u ballafaqua me udhëheqjen e shkollës, ne menduam se duhet të përballemi me situatën “.

Mësuesja u përpoq të kontaktojë me gruan me anë të telefonit, por pa marrë asnjë përgjigje. Ndaj, kur mbërriti, mësuesja e quajti të arsyeshme të diskutonte me nënën që vonohej vazhdimisht dhe e paralajmëroi se herës tjetër që do ndodhte një gjë e tillë, do i drejtohej policisë vendase. Ky paralajmërim ka ‘xhindosur’ gruan, e cila nisi një valë ofendimesh dhe më në fund i pështyu në fytyrë mësueses.

“Kësaj radhe vërtet e teproi dhe pati një reagim të papranueshëm. Mbi të gjitha, në atë orë, në shkollë ishin të pranishëm disa nxënës. Ndaj, po mendoj të bëj padi, sepse nuk është e mundur të tolerohet gjëra të tilla.

Edhe pse bëhet fjalë për një rast të izoluar, raportet me familjarët e nxënësve janë përgjithësisht shumë pozitive dhe të gatshme për bashkëpunime reciproke. Edhe kronikat e ditëve të fundit evidentojnë nevojën për të  riafirmuar rëndësinë e mbrojtjes së rolit të mësuesit që jemi angazhuar çdo ditë për të kryer”, përfundon mësuesja.

Kuriozitete femijë mesuese