Politike16 Maj 2022, 15:59

Shkrimi i gazetës austriake, Kryemadhi me mesazhe të koduara: Përshëndes “Grupin e Vjenës” dhe pronarët e inceneratorëve

Shkruar nga Pamfleti
Shkrimi i gazetës austriake, Kryemadhi me mesazhe të koduara:

Monika Kryemadhi, ka vijuar me sulmet ndaj qeverisë duke përmendur “grupin e Vjenës”. Edhe pse ajo flet për inceneratorët, duket se reagimi  ka lidhje me shkrimin e gazetës austriake mbi lobimet e dyshimta të Metës në SHBA.

“Kronen Zeitung” shkruan se Meta pagoi 700 mijë euro në një kompani guaskë për të qenë në inaugurimin e Trump dhe për takime me funksionarë amerikanë.

Kryemadhi në një reagim duket se flet me kode dhe i ka dërguar një mesazh Ramës. “Me këtë foto të serave mbi inceneratorin e Tiranës, financuar nga fondet e BE, po përshëndes grupin e Vjenës dhe pronarët e inceneratorëve, që po rrojnë me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë, duke fituar azil në Vjenë të Austrisë. Tik-Tak, ora po afron. P.S: Kryeministri që ulëret për evazionin fiskal, le të merret me evazionin fiskal të inceneratorit të Tiranës, ku firma me dy punojës kanë faturuar tek firmat e skemës së koncesionit korrupitv vlera deri në 9 milionë dollarë. Të shohi KM krimin shtetëror të kolegëve dhe miqve të tij, pastaj të merret me rrogat minimale të qytetarëve shqiptarëve”, shkruan ajo.

Politike Austri Kryemadhi Vjena