Por, moderatorja e emisionit, Gerta Gixhari mendon se një gjë e tillë nga Ahmeti është bërë me qëllim. Duke shfrytëzuar profilin e Instagramit të Olti Currit, Gerta jep sqarimin: “Mimoza e dinte shumë mirë që ishim ‘live’. Mimosa është pjesë e stafit të programacionit në RTSH dhe ajo e di mjaft mirë se si funksionon një transmetim televiziv”, duke e shoqëruar shkrimin edhe me dy gishta lart si për të thënë: Paqe në botë (siç do bënte çdo miss në fund të fundit).
Epo, atëherë pse ta ketë bërë këtë pyetje vallë poetesha aq e dashur Ahmeti? /Pamfleti