
Një biznes në Tiranë dhe një garazhd në Elbasan janë shkrumbuar nga flakët këtë mëngjes.
Biznesi në Tiranë ndodhet te rruga e Elbasanit. Si pasojë e tymit të krijuar nga flakët janë lënduar 2 persona, nënë e bir. Të dy, e ëma dhe i mituri, kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa në vendngjarje ndodhen dy autobote zjarrfikëse, të cilat janë duke vënë situatën nën kontroll, ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
Ndërkohë gjatë natës, persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një kapanoni në Elbasan dhe për pasojë janë djegur disa automjete. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ymer Peni” në lagjen Skënderbej në Elbasan.
Kapanoni ku mbaheshin automjetet për shitje ishte i mbikqyrur nga një shoqëri e ruajtjes dhe sigurisë fizike me kamera mjaft cilësore dhe me sistem alarmi të cilin autorët dyshohet se e kishin çaktivizuar para se ti vinin zjarrin objektit.