Shkrumbohet nga flakët një tjetër banesë, këtë herë në Laç.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Banesa 2-katëshe e familjes Menga është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm dhe dyshohet se shkak, ka qenë një shkëndijë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sanxhak” të qytetit të Laçit dhe ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Në orët e para të mëngjesit, edhe një banesë në Mat u dogj, ku u lënduan 4 anëtarë të familjes.