Aktualitet23 Gusht 2018, 14:13

Shkrumbohet pylli i Semanit, zjarrfikëset në vendngjarje

Shkruar nga Pamfleti
Shkrumbohet pylli i Semanit, zjarrfikëset në vendngjarje

Shkrumbohet pylli i Semanit, zjarrfikëset në vendngjarje

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme pyllin e Semanit në qarkun e Fierit.

Zjarri ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të pyllit dhe drejt vendngjarjes janë nisur 4 zjarrfikëse si dhe grupet e emergjencave, ku po përpiqen që vënë nën kontroll flakët. Gjithashtu flitet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Sipas informacioneve mësohet se në vendngjarje ka shkuar dhe Prefekti i Fieri, dhe sipas hetimeve paraprake dyshohet për një zjarr vënie të qëllimshme.

Ndërkohë që zjarrfikëset janë ende në luftë me flakët, bëhet me dije se deri tani janë djegur 2 hektarë me pisha.

Aktualitet pylli i Semanit zjarrfikëset