Bota10 Janar 2023, 10:51

Shkuan si vullnetarë, zhduken dy britanikët në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti
Shkuan si vullnetarë, zhduken dy britanikët në Ukrainë

Dy vullnetar britanik, janë zhdukur në Ukrainë.  Andrew Bagshaw, 48 vjeç dhe Christopher Parry, 28 vjeç, kanë udhëtuar për herë të fundit drejt Kramatorsk në Soledar.

Oficerët në Donetsk kanë thënë se po kryejnë masa hetimore dhe operative për të përcaktuar vendndodhjen e personave të zhdukur. Policia u ka bërë thirrje njerëzve që mund ti kenë parë që ti kontaktojnë.

Pas përpjekjes për të evakuuar një çift rreth të 80-ave, të cilët ishin strehuar në bodrumin e një ndërtese, Parry e përshkroi zonën në rajonin e Donetsk si “shumë të rrezikshme”.

Bagshaw ka lindur në Londër, por ka jetuar në Zelandën e Re përpara se të udhëtonte në Ukrainë.

Prindërit e tij Philip dhe Susan Bagshaw kanë thënë në një deklaratë: “Andrew është një person shumë inteligjent, me mendje të pavarur, i cili shkoi atje si vullnetar për të ndihmuar popullin e Ukrainës, duke besuar se kjo ishte gjëja moralisht e duhur për t’u bërë”.

 

Bota Andrew Bagshaw britanike Lufte Ukrainë. Zhduken