Aktualitet12 Shtator 2022, 18:20

Shkupi kërkon “kokën” e Gruveskit, ultimatum Hungarisë ta ekstradojë; po me Adriatik Llallën tonë ç’po bëhet?

Shkruar nga Pamfleti
Shkupi kërkon “kokën” e Gruveskit, ultimatum

Drejtësia maqedonase kërkon “kokën” e ish-kryeministrit Nikola Gruevski. Ky i fundit ka marrë disa dënime me burg për abuzime me detyrën, por strehohet në Hungari, ku i është dhënë statusi i azilantit.

Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi sot se i ka dërguar një kërkesë Hungarisë, ku kërkon ekstradimin e ish-kryeministrit në Shkup.

Ish-kryeministri maqedonas duhet përballet me 12 vjet e gjysmë burgim për dy gjykime të formës së prerë dhe një të shkallës së parë, por edhe me disa procese gjyqësore që janë duke vazhduar.

Deri më tani për Nikolla Gruevskin është dërguar një kërkesë për ekstradim në nëntor të vitit 2018 dhe një tjetër në qershor të vitit 2019. Kërkesa për ekstradim përfshin të gjitha rastet për të cilat kemi dijeni se janë duke u zhvilluar procedura para organeve gjyqësore maqedonase, gjegjësisht për të gjitha procedurat për të cilat është lëshuar fletë-arrest”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Hungaria ka refuzuar kërkesën për ekstradim më 5 tetor të vitit 2019 me arsyetimin se Nikolla Gruevskit i është dhënë azil dhe, sipas ligjit hungarez, një person nuk mund të ekstradohet në vendin nga i cili ka ikur.

Por teksa drejtësia maqedonase këmbëngul kaq fort për Gruevskin, pse nuk ndodh e njëjta gjë me rastin e Adriatik Lallës. Ish-Prokurori i Përgjithshëm u dënua me 2 vite burg për fshehje pasurie. Por Llalla u arratis jashtë vendit. Një vit më parë ai u identifikua në Itali dhe u ndalua nga autoritetet, por u la i lirë më pas dhe u tha se po mbahej në monitorim.

Dyshimet janë se Llalla ka kërkuar azil në Itali, me argumentin se në burg i rrezikohet shëndeti, pasi vuan nga epilepsia. Por edhe pse më 22 shtator bëhet fiks një vit nga dënimi  tij, ende nuk ka asnjë të dhënë se çfarë bëjnë autoritete tona për ta sjellë atë në Shqipëri? Llalla është zyrtari i parë i cili u dënua me burg me vendim të formës nga Gjykata Speciale, por që u la të ikë jashtë sepse SPAK nuk i bllokoi pasaportën. /Pamfleti

Kryesore ekstradim Llalla Gruevski