Bota28 Maj 2022, 10:41

Shmanget masakra e radhës në SHBA! Autori hap zjarr ndaj 40 personave në festë, eleminohet nga një femër

Shkruar nga Pamfleti
Shmanget masakra e radhës në SHBA! Autori hap zjarr ndaj 40 personave

Shmanget masakra e radhës në SHBA! Autori hap zjarr ndaj 40 personave që po festonin, eleminohet nga një femër

Një person hapi zjarr ndaj një grupi të rinjsh që ishin mbledhur për të festuar një ditëlindje, në Charleston, Virxhinian Perëndimore, duke rrezikuar një tjetër masakër në SHBA.

Ngjarja ndodhi në Charleston, por fatmirësisht autori u neutralizua në kohë nga ndërhyrja e një femre, e cila me armën e saj qëlloi për vdekje personin që po hapte zjarr në drejtim të turmës.

Zëdhënësi i policisë Tony Hazelett tha se reagimi i shpejtë i gruas shpëtoi dhjetëra jetë njerëzish. Përmes një konferencë shtypi, Hazelett u shpreh se gruaja që qëlloi kundër autorit nuk kishte ndonjë precedent. Emri i saj nuk është bërë publik, megjithatë autoritetet nuk do të ngrenë akuza ndaj saj.

Ajo është thjesht një anëtare e komunitetit që mbante armën e saj në mënyrë të ligjshme”- tha Hazelett, duke shtuar se: “Dhe në vend që të ikte nga zona ku i kërcënohej jeta, ajo u përfshi dhe shpëtoi disa jetë.”

Sipas BBC, sulmuesi kishte qarkulluar në zonë me makinën e tij të mërkurën në mbrëmje kur u paralajmërua të ngadalësonte shpejtësinë sepse fëmijët po luanin. Ai u kthye i armatosur me një pushkë të tipit AR-15 dhe hapi zjarr nga automjeti i tij drejt grupit prej 30 deri në 40 persona në Charleston.

Ngjarja vjen në mes të një debati të nxehtë mbi armët pas të shtënave në një shkollë fillore në Teksas që la 22 viktima, mes të cilëve 19 fëmijë.

Bota SHBA Viktima Virxhinia