Kronike21 Maj 2019, 07:52

“Shoh armiq”, shqiptari rrëfen arsyen e çuditshme pse e vrau kuzhinierin: Kam halucinacione nga kokaina

Shkruar nga Pamfleti
“Shoh armiq”, shqiptari rrëfen arsyen e çuditshme pse e

“Shoh armiq”, shqiptari rrëfen arsyen e çuditshme pse e vrau kuzhinierin: Kam halucinacione nga kokaina

Vazhdon në Itali procesi gjyqësor për shqiptarin Genard Llanaj, i cili vrau më 17 prill të vitit të shkuar një kuzhinier me origjinë nga Senegali në një stol në rrugën “Coleti”.
Shqiptari ka deklaruar se kishte konsumuar kokainë dhe kishte halucinacione duke e parë viktimën si armik. Edhe psikiaktri që e ka ekzaminuar të riun shqiptar konfirmon të njëjtin version.

Llanaj i tha ekspertit se ai ka përdorur kokainë për më shumë se tetë vjet dhe ka kohë që vuan nga halucinacionet, duke u ndjerë “i rrethuar”.
Kur xhaxhai i tij vdiq, ai u arratis nga Shqipëria me një armë me vete. Por edhe këtu ai pa armiq kudo. Për këtë arsye, dy javë para krimit, ai kishte qëlluar brenda një apartamenti në
Sant’Ermete pavarësisht se ishte vetëm në shtëpi. E njëjta gjë kishte ndodhur natën e vrasjes, kur pa djalin senegalez të ulur në një stol.

Emigranti i ri nuk kishte asnjë armik dhe ishte ulur aty sepse shpresonte të takonte një prostitutë të re që vinte herë pas here.
Llanaj po ecte me makinën e tij dhe kur e pa, u kthye menjëherë duke e qëlluar. Kjo është ajo që ka deklaruar dhe ekspertiza e psikiatrit e konfirmon këtë.
Sipas ekspertit, “ky çrregullim psikopatologjik lidhet me abuzimin kronik të kokainës që shkakton një ndryshim të funksionimit të sistemit dopaminergjik”.

Kronike Itali kuzhinier Shqiptari