Sport 7 Shkurt 2023, 17:00

“Shokët e skuadrës ishin shumë me fat”, lojtari i Kosovës rrëfen tmerrin që përjetoi ekipi i tij nga tërmeti në Turqi: Ishim aty afër

Shkruar nga Pamfleti
“Shokët e skuadrës ishin shumë me fat”, lojtari i

“Shokët e skuadrës ishin shumë me fat”, lojtari i Kosovës rrëfen tmerrin që përjetoi ekipi i tij nga tërmeti në Turqi: Ishim aty afër

Turqia është goditur ditën e hënë nga një tërmet i fuqishëm 7.8 ballë, ku deri më tani numri i viktimave nga tragjedia e rëndë ka shkuar në 5200. Florent Hadërgjonaj, lojtari i Kashimpasha në Ligën e Parë Turke, ka dhënë një intervistë për median zvicerane 2”0min.ch”, ku është shprehur:

“Të gjithë janë të traumatizuar. Është një tronditje e madhe”, tha Florent Hadergjonaj.

Ish-lojtari i Jang Bojs në kampionatin zviceran është nën kontratë me klubin turk, Kashimpasha në ligën e parë që nga viti 2020.

Të dielën pasdite, klubi i Stambollit luajti kundër Hatayspor, vendi që u godit nga një tërmet i fuqishëm disa orë më vonë. Vetë Hadërgjonaj ka qendruar në Stamboll për shkak të një lëndimi, por ishte dëshmitar i katastrofës.

“Ekipi ishte pikërisht aty. Në orën katër të mëngjesit, biseda e ekipit ishte plot me mesazhe që u thoshte njerëzve të largoheshin nga hoteli”, shton 28-vjeçari. “Shokët e mi të skuadrës ishin shumë me fat. Gjithçka përreth qytetit ishte shembur”.

Tërmeti zgjati rreth dy minuta. Ekipi më pas u nis me makinë për në Adana, rreth dy orë e gjysmë larg vendit ku ndodhi tërmeti më shkatërrues, dhe prej andej fluturoi për në Stamboll.

Sport Florent Hadergjonaj lojtari i Kashimpasha në Ligën e Parë Turke Tërmeti në Turqi