Disa imazhe të reja tronditëse janë publikuar së fundmi, të cilat tregojnë se miliarderi i akuzuar për pedofili, Jeffrey Epstein mund të bënte çdo veprim me vajzat e mitura.
“Daily Mail” ka publikuar disa foto që tregojnë miliarderin teksa mban në prehër një vajzë të vogël, e cila është duke fjetur. Sipas asaj që raporton media, ai kishte qenë në një festë në Disney World me familjen e vogëlushes.
Epstein shihet përsëri në një vend prej lëkure dhe shikon vajzën ndërsa krahu i tij ishte i mbështjellur rreth shpinës dhe tjetri mbi këmbën e saj të zhveshur. Nuk ka asnjë sugjerim që vajza e paidentifikuar në fotografi ishte një viktimë e Epstein dhe identiteti i saj ka mbetur anonim.
Në një foto tjetër, Epstein shihet duke biseduar me të njëjtën vajzë të vogël ndërsa në një foto tjetër personazhi i Disney, Piglet duke pozuar me grupin.
Një burim i cili ishte në udhëtim në Disney World tregon për DailyMail për tmerrin e tyre kur zbuluan imazhet e fshehura të Epstein në park që datojnë në vitin 2004.
Vetëm në vitin 2008 Epstein u deklarua fajtor për kërkimin e një të mituri për prostitucion dhe bëri vetëm 13 muaj në burg. Dhe më pas, në Korrik 2019 ai u arrestua me akuzat e trafikimit seksual, por vrau veten në burg një muaj më vonë ndërsa priste gjyqin.