Një video shokuese po qarkullon në mediat greke, ku shihet një baba që tenton të mbysë fëmijën e tij 1- vjeçar në mes të rrugës në zonën e Omonias.
Fatmirësisht reagimi i kalimtarëve ka qenë i menjëhershëm dhe pas një sherri kanë arritur t’ia marrin fëmijën nga duart babait të tij para se ai të përfundojë aktin e tij.
Kanë qenë kalimtarët që e kanë neutralizuar burrin derisa ka mbërritur policia dhe e ka vënë në pranga.
Siç u bë e ditur më pas, autori është 35 vjeç dhe nëna e fëmijës, e cila ka bërë padi ndaj tij në zyrën e dhunës në familje në komisariatin e Omonias, është 34 vjeç.
Në padi, 34-vjeçarja shprehet se babai e ka kapur fëmijën nga qafa dhe ka tentuar ta mbysë duke i futur gishtat në gojë, gjë që vërtetohet edhe nga video-dokumenti.
(Klikoni këtu për të parë videon https://www.protothema.gr/greece/article/1260225/o-35hronos-pateras-prospathise-na-pnixei-to-enos-etous-paidi-tou-vazodas-ta-daktula-tou-mesa-sto-stoma-tou/)