Kronike 7 Janar 2023, 11:23

Shokuese në Shkodër/ Nëna hedh foshnjën e saj në lumin Kir, arrestohet nga policia

Shkruar nga Pamfleti
Shokuese në Shkodër/ Nëna hedh foshnjën e saj në lumin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një nënë ka hedhur në lumin Kir foshnjën e saj vetëm një javëshe. Bëhet fjalë për 32-vjeçaren e identifikuar si Orjana Gremi.

Trupi i pajetë i foshnjës është gjetur mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë nëna 32-vjeçare është arrestuar nga policia.

“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasen O. G., 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje, për veprën penale “Vrasja me dashje”.”- njofton policia.

Kronike #Nëna hedh në lumin Kir foshnjën e saj policia Shkodër