Aktualitet25 Maj 2019, 19:26

Shoqërohet biznesmeni i njohur, po shkonte në protestën e opozitës (Emri)

Shkruar nga Pamfleti
Shoqërohet biznesmeni i njohur, po shkonte në protestën e

Shoqërohet biznesmeni i njohur, po shkonte në protestën e opozitës (Emri)

Policia e Kukësit ka shoqëruar biznesmenin e njohur Xhelil Dida, i cili ishte nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë ne protestën e opozitës. Rasti është denoncuar nga kreu i PD-së në Kukës Arif Rexhmati.

Reagimi i plotë:

Te nderuar miq, me urdher politik, junta policore e Edvin Rames dhe Sander Lleshaj sot ne oren 16 e 30 min ndaloi  biznesmenin  e njohur kuksian z. Xhelil Dida.

Ndalimi i z. Dida u be ne postbllokun e policise  tek Ura e Drinit te  Zi ne kohen qe ai udhetonte me automjetin e tij se bashku me te adermit per te qene i pranishem ne protesten e ores 19 se bashku me qindra mijera  shqiptare te tjere.

Pa asnje arsye  ai po mbahet ne ambjentet e policise Kukes, ashtu sikurse pa asnje arsye u dhunua fizikisht dhe u helmua me gaz nga policia politike e Rames me dt.13 prill 2019,ku si pasoje u detyrua te kerkoje ndihme mjeksore.

Miq kjo eshte fytyra e juntes policore te Edvinit ne ikje, ku nuk kursehen as te papunet, as studentet, as te pastrehet, as te varferit por as biznesmenet qe nuk jane pjese e tepsise se oligarkeve te Rames.

Koha e tij po mbaron ndaj se bashku sot ne oren 19 para Kryeministrise te tregojme forcen e popullit te bashkuar perkrah Lulzim Bashes!

#Xheliljemimety

#asnjehappas

#Ramaik

Aktualitet Protesta e opozitës shoqerohet biznesmeni