Kronike 8 Tetor 2022, 21:13

Shoqërohet në polici Indrit Dokle, ish-kreu i “Bandës së Durrësit”

Shkruar nga Pamfleti
Shoqërohet në polici Indrit Dokle, ish-kreu i “Bandës

Endrit Dokle, ish-kreu i “Bandës së Durrësit”, është shoqëruar sot në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

2 vite më parë ai u lirua nga qelia nga gjyqtarja e Krujës Enkeljeda Hoxha, e cila u dënua me burg po për këtë arsye. Por mësohet se policia e ka shoqëruar, pasi lëvizte me një person të shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për shtetasin Fatjon Murati, i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Emri i këtij të fundit doli edhe kur ndodhi atentati ndaj Brilant Martinajt në Fushë Krujë. Policia e kërkoi për ta marrë në pyetje pasi kishte dyshime se kishte dijeni mbi atentatin, por nuk u gjet dot. Gjatë kontrolleve rutinë të policisë është ndaluar një automjet i blinduar dhe aty ndodhej Dokle bashkë me Muratin. Policia ka bërë shoqërimin e tyre në Drejtorinë e Tiranës.

Sipas informacioneve, si Dokle ashtu dhe Murati po merren në pyetje. Mësohet se i pranishëm është dhe një prokuror i SPAK, ndërsa për Muratajn është prerë dhe urdhër arresti. Po ashtu është shoqëruar në polici dhe shoferi që drejtonte automjetin, Gentjan Reçi.

Në kuadër të kontrolleve “blic” për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim Fatjon Murati 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, Endrit & Indrit Dokle, 39 vjeç, dhe Gentjan Reçi, 39 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022“, tha policia.

Më parë Dokle është marrë në pyetje edhe për zhdukjen e Ervis Martinajt, pasi babai i Martinaj kishte deklaruar në Polici se dyshonin se Dokle kishte gisht në zhdukjen e Martinajt. Nuredin Dumani ka dëshmur se ishte paguar 500 mijë euro nga Ervis Martinaj për vrasjen e Dokles.

Kush është Endrit Dokle?

Dokle njihet edhe si rivali i Lul Berishës. Por si u bë Endrit Dokle armiku i Lul Berishës? I penduari i drejtësisë, Adriatik Coli, rrëfeu para gjykatës në vitin 2009, se për vrasjen e Lul Berishës, ata donin të pajtonin Emiljano Shullazin dhe Dritan Dajtin, por të dy, kërkuan 200 mijë euro për ta realizuar.

Pasi kaluan 40 ditë nga vrasja e Klodian Saliut, kishim vendosur të hakmerreshim dhe të vrisnim Lulzim Berishën. Dajti në atë kohë ishte një ndër personat më të shumëkërkuar nga Drejtësia kërkoi një shumë prej 50 mijë eurosh si paradhënie, por nuk është rënë dakord”, është shprehur Coli, teksa ka shtuar se ata nuk kanë rënë dakord për shkaqe që nuk ka mundur t’i sqarojë para Gjykatës.

Nga tetori i vitit 1998 deri në vitin 2003, banda e Durrësit ishte e bashkuar dhe dy drejtuesit kryesorë të saj, Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu, i kishin të forcuara lidhjet mes tyre.

Krisja e parë mes Klodjan Saliut dhe Lulzim Berisha ndodhi me atentatin ndaj Marsel Sotirës. Ky i fundit i shpëtoi një atentatit dhe u hakmor duke vrarë dy anëtarë të bandës. Por ata fusin në lojë një vajzë, e cila nxjerr në pritë Sotirën dhe ai vritet. Por kur u kthyen pasi kishin qëlluar Marselin, Indrit Taullai dhe Klodjan Saliu kishin kërkuar për Lul Berishën, por ai kishte ikur. Adriatik Coli rrëfen: “Ata thanë: Si na e bëri Luli këtë gjë. Kështu që kur kthehem nga Italia, Klodi kthehet në Qershor të vitit 2000, më thërret te shtëpia. U futëm te kuzhina dhe më pyet për ngjarjen e Marsel Sotirit si ndodhi që iket dhe unë i shpjegova. Klodi bindet që ja kishin me të futur Lul Berisha dhe Plaurenti…”.

Kështu, në vitin 2003, banda u nda në dy celula të ndara nga njëra-tjetra të cilat filluan të funksionojnë të ndara, për hesap të Lul Berishës dhe Klodian Saliut. Por dhe këta të dy u ndanë, aps një konflikti për drogë.

Indrit Taullai, Julian Meçe, dhe Plaurent Dervishaj, ishin pjesë e grupit të Lul Berishës ndërsa Adriatik Coli dhe Indrit Dokle, pjesë e grupit të Klodian Saliut. Por konfliktet mes tyre bënë që të vritej Klodian Saliu. Kjo solli një seri përplasjesh mes dy grupeve duke lënë shumë viktima. Pas vdekjes së Saliut, drejtimin e grupit e mori Idrit Dokle.

Por ai dhe pjesa tjetër e bandës u fundosën nga Adriatik Coli, i cili vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë dhe tregoi të gjitha krimet. Dokle u dënua me burg përjetë, por gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha e liroi me kusht. Kjo solli më pas dhe nisjen e hetimit ndaj saj ku u dënua dhe u përjashtua nga drejtësia.

Kronike Durrës epolici Indrit dokl