Showbiz27 Shtator 2023, 12:13

Kurorëzuan si miss një vajzë me lëkurë të bardhë, afrikanët: Nuk jemi dakord, nuk na përfaqëson

Shkruar nga Pamfleti

Kurorëzuan si miss një vajzë me lëkurë të

Kurorëzimi i një modeleje 21-vjeçare, Brooke Bruk-Jackson, si ‘Mis National’ ka shkaktuar polemika dhe protesta në Zimbabve, një vend i Afrikës Jugore me pothuajse 16 milionë banorë.

Ajo që po shkakton diskutime është fakti që ‘mbretëresha’ e re ka lëkurë të bardhë, kur 98% e popullsisë së Zimbabve-së ka lëkurë të zezë.

21-vjeçarja ndër të tjera ishte e vetmja nga 25 garueset që nuk ishte e zezë. Një karakteristikë që sipas shumëkujt do ta kishte favorizuar. Sido që të jetë, për shumë komentues dhe përdorues të internetit modelja nuk përfaqëson vërtet vendin dhe për këtë arsye nuk duhet të marrë pjesë në ‘Miss Universe’ në emër të Zimbabve.

Por ka edhe nga ata që mbrojtën zgjedhjen, duke shkruar se reagimet e Zimbabve-asve janë vërtet të turpshme dhe të neveritshme.

Gjatë konkursit, miss-i i ri u pyet se cila ishte frika e saj më e madhe dhe ajo, ndoshta duke parashikuar polemika që do të ngrihej më pas, u përgjigj: “Do të doja që kushdo që hyn në jetën time të frymëzohej dhe transformohej jo nga pamja ime, por nga çfarë është në zemrën time”.

miss zimbabve lekure e bardhe