Showbiz 1 Shkurt 2023, 10:29

Shpallen kandidaturat për çmimin ”Nobel” për Paqen 2023

Shkruar nga Pamfleti

Ambientalistja suedeze Greta Thunberg është në listën e personave të nominuar për Çmimin Nobel të Paqes 2023. Lista tradicionalisht mbahet sekrete, por personat që kanë të drejtë të nominojnë janë të lirë të thonë se kë kanë emëruar.

Agjencia suedeze e lajmeve TT raporton emra të tjerë të zbuluar për çmimin prestigjioz: ambientalistja nga Uganda Vanessa Nakate, opozitari rus Aleksei Navalny dhe gazetari opozitar rus Vladimir Kara-Murza.

Navalny, i emëruar nga akademikë rusë, u emërua për “përpjekjet e tij për paqe në Rusi” nga ish-ministri norvegjez Ola Elvestuen.

Emra të tjerë janë aktivistet bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya, Maria Kolesnikova dhe Veronika Tsepkalo.

“Nominimi im këtë vit është … për luftën për të ruajtur demokracinë si një formë qeverisjeje në Evropë,” tha Christensen.

Liria e informacionit është një temë e përsëritur me të nominuarit, përfshirë Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve me qendër në SHBA; ish gazetarja e Charlie Hebdo, Zineb el Rhazoui; Faqja e lajmeve Hong Kong Free Press, Rrjeti Ndërkombëtar i Kontrollit të Fakteve me bazë në SHBA dhe Reporterët pa Kufij (RSF) me bazë në Paris.

Dhënia e çmimit të paqes  një nga vlerësimet më të lakmuara të njerëzimit shpesh shërben si një ofertë shprese në kohë të pasigurta.

 

Showbiz Nobel nominime paqe