Aktualitet19 Tetor 2018, 14:47

Shpartallim deri në gjenezë, ‘dora e hekurt’ e ndërkombëtarëve mbërrin te ‘banda’ politike, Stresi i PD pj

Shkruar nga Pamfleti
Shpartallim deri në gjenezë, ‘dora e hekurt’ e

Shpartallim deri në gjenezë, 'dora e hekurt' e ndërkombëtarëve mbërrin te ‘banda’ politike, Stresi i PD pjesë e ‘Bajrajve’ të PS

Të huajt kanë dëshmuar dhe i kanë përcjellë mesazhe të qarta ‘bandës’ politike se krimi nuk njeh ngjyrim politik dhe goditja e shpartallimi do të jetë i gjithanshëm

Partnerët tanë strategjikë, SHBA dhe BE, kanë nisur luftën për shpartallimin total të krimit në Shqipëri. Rezultatet e para janë dhënë tashmë dhe pritet zhbirimi i të gjitha bandave të rrezikshme kriminale, rrënjët e të cilave të çojnë të politika.

Goditja ka nisur nga poshtë-lart, ku deri më tani janë shkatërruar disa banda të rrezikshme, që vepronin nga jugu në veri, si dhe janë arrestuar disa anëtarë të këtyre grupeve. Goditja finale do të jepet në vijim, ku ndërkombëtarët do të gjunjëzojnë edhe ‘koka’ të larta të politikës shqiptare, të cilët favorizojnë dhe mbështesin bandat kriminale, që më pas i përdorin në fushata zgjedhore, për të mbledhur e blerë vota.

Nga lufta e deritanishme, të huajt kanë dëshmuar dhe i kanë përcjellë mesazhe të qarta ‘bandës’ politike se krimi nuk njeh ngjyrim politik dhe goditja e shpartallimi do të jetë i gjithanshëm. Fitorja e parë e policisë shqiptare me organet ligjzbatuese evropiane ishte shkatërimi i bandës famëkeqe ‘Bajri’, e cila thuhet se ka lidhje të forta me eksponentë të lartë të Partisë Socialiste.

Banda e ‘Bajrajve’, që trafikonte drogë nga Shqipëria në vendet e BE, kryesisht në Belgjikë, u godit pas javë më parë, ku përfunduan pas hekurave ‘kokat’ kryesore të trafikut. Ndërsa, ditët e fundit, goditja është dhënë nga kahu tjetër politik, nga e djathta, ku ka përfunduar pas hekurave njëri nga mbështetësit më të fortë të PD dhe vetë Sali Berishës, reperi i njohur Arkimed Lushaj, Stresi.

Por, situata ndërlikohet akoma më shumë, kur përgjimet zbulojnë të vërtetën e hidhur, që tregon se krimi nuk ka dallim politik, pasi gjen mbështetje dhe bekimin e të gjitha kaheve partiake. Përgjimet zbuluan se Stresi i PD ishte i lidhur me bandën e ‘Bajrajve’ të PS.

Kjo tregon se shpartallimi ka nisur nga të gjitha anët dhe ndërkombëtarët nuk do të ndalen deri në çrrënjosjen e krimit deri në gjenezë, duke zbuluar të gjitha lidhjet me politikanët dhe çuar pas hekurave edhe këta të fundit./Pamfleti

Aktualitet bajrajt krimi Nderkombetaret politika SHBA-BE Stresi