Sport11 Gusht 2022, 16:56

Shpërndanë pamjet makabre të kufomave të Kobit dhe Xhianës, nis gjyqi kundër policisë, Vanesa shfaqet duke qarë para jurisë

Shkruar nga Pamfleti
Shpërndanë pamjet makabre të kufomave të Kobit dhe

Shpërndanë pamjet makabre të kufomave të Kobit dhe Xhianës, nis gjyqi kundër policisë, Vanesa shfaqet duke qarë para jurisë

Vanesa Brajant është shfaqur në seancën e parë në gjykatë për aksidentin që i mori jetën bashkëshortit, Kobi Brajant dhe vajzës së saj, Xhanina.

40-vjeçarja ishte në sallë me avokatët ku u bënë deklaratat hapëse në gjyqin e saj kundër komisariatit të policisë ‘Los Angeles County’, të cilin ajo po e padit, pasi disa nga zëvendësit e sherifit dhe zjarrfikësit shpërndanë foto të paautorizuara nga janari i vitit 2020, nga rrëzimi i helikopterit që vrau bashkëshortin e saj Kobi Brajant, vajzën e tyre 13-vjeçare Xhiana Brajant dhe shtatë të tjerë.

Vanesa shpërtheu në të qara para Gjykatës, ndërsa avokati i saj, Luis Li, pretendoi se punonjësit e qarkut “shfrytëzuan aksidentin”, duke marrë dhe shpërndarë foto të Kobe dhe Gianna “si suvenire”, sipas ‘Rolling Stone’. “Ata hodhën kripë në një plagë të pashërueshme”, tha Li. “Ata morën nga afër gjymtyrët, mishin e djegur.” Sipas gazetës, Li gjithashtu shfaqi një regjistrim audio të një detektivi, duke përshkruar fotot si imazhe që përshkruanin “grumbullat e mishit”.

Gjyqi vjen pothuajse dy vjet pasi Vanesa ngriti për herë të parë padinë e saj kundër zyrtarëve të Qarkut të Los Anxhelosit për fotot. Sipas padisë, autoritetet u njoftuan për ekzistencën e imazheve, pasi një dëshmitar paraqiti një ankesë online në Departamentin e Sherifit. Padia gjithashtu pretendonte se kur Sherifi i Qarkut të Los Anxhelosit, Aleks Villanueva mësoi për fotot, ai urdhëroi t’i fshinin ato dhe siguroi se nuk do të ndërmerreshin më masa disiplinore për sa kohë që të gjithë të respektonin. Vanesa po kërkon ‘dëmshpërblim për shqetësimin emocional’ në lidhje me fotot.

Në nëntor, një gjykatës i magjistraturës amerikane urdhëroi Vanesën dhe terapistin e saj të dorëzonin dokumentet në lidhje me trajtimin e saj para dhe pas përplasjes si pjesë e kërkesës së saj.

Në një deklaratë në atë kohë, Skip Miller, partner i firmës ligjore Miller Barondes dhe këshilltar i jashtëm për L.A. County, i tha E!News, “Kemi respektin më të thellë për pikëllimin e madh që znj. Brajant pësoi si rezultat i aksidentit tragjik të helikopterit. Megjithatë, mocioni ynë për akses në të dhënat e saj mjekësore është një kërkesë standarde në proceset gjyqësore, ku një paditëse kërkon miliona dollarë për pretendimet e shqetësimit emocional. Unë kam detyrimin ta ndërmarr këtë hap për të mbrojtur qarkun.”

Legjenda e NBA-së, 41-vjeç, po fluturonte me vajzën e tij 13-vjeçare Xhiana dhe shtatë të tjerë, Kristina Mauser, Pejton dhe Sara Cester, Xhon, Keri dhe Alisa Altobelli dhe pilotin Ara Zobaian, më 26 janar kur u përplasën në një mal.

Sport bashkëshortja e Kobi Brajant Vanesa Brajant