Kronike22 Prill 2022, 16:54

Shpërndanin lëndë narkotike, burg për 17 nga 24 të arrestuarit në Korçë; 7 në kërkim

Shkruar nga Pamfleti
Shpërndanin lëndë narkotike, burg për 17 nga 24 të

Shpërndanin lëndë narkotike, burg për 17 nga 24 të arrestuarit në Korçë; 7 në kërkim

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg’ për 17 prej 24 personave të arrestuar 2 ditë më parë, si pjesë e një grupi të shpërndarjes së drogës në qytet.

Mësohet se, personat e lënë janë Klajdi Avramushi, Juxhin Kulla, Mateos Aliko, Olger Hasan, Rodolf Mara, Romeo Starovecka, Kristo Shkembi, Emanuel Muka, Joan Xhambazi, Musjano Ali, Kristi Ndoja, Ardian Micani, Arten Zallëmi, Elton Manka, Edjon Agolli, Nikolin Pulluqi dhe Letion Rënxa.

Ndërkohë për 7 të arrestuarit e tjerë, Igor Mihali, Vasjan Shtambari, Sokol Haxhi, Andrea Bleta, Elton Adili, Andi Duka dhe Sajmir Suvaria seanca për caktimin e masës së sigurisë do të zhvillohet më vonë gjatë ditës së sotme.

Kujtojmë se, Policia e Shtetit zhvilloi një operacion të gjerë antidrogë dy ditë më parë në Korçë, ku janë proceduar 101 persona, mes të cilëve janë lëshuar 31 urdhër-arreste dhe 70 të tjerë janë në hetim. Gjatë operacionit u kap rreth 21 kg heroinë, sasi kanabisi dhe kokainë.

Kronike Burg Gjykata e Korçës Korçë lëndë narkotike mase arresti te arrestuar