Politike18 Nëntor 2022, 14:30

Shpërndau “FAKE NEWS” për Portin e Durrësit, Rama kërkon falje: U nxitova!

Shkruar nga Pamfleti
Shpërndau “FAKE NEWS” për Portin e Durrësit, Rama

Teksa pothuajse në çdo dalje të tijën, kryeministri Edi Rama sulmon mediat për “fake news”, këtë radhë ka bërë vetë një gjë të tillë. Rama publikoi dje një artikull të një medie, se kompania “Eagle Hill” e Alabbar që do ndërtojë Portin e Durrësit, kishte marrë dhe projektin e “Manhattanit të Zagrebit”.

Mirëpo, siç doli më pas, ky projekt që do të zhvillohej në zemër të Kroacisë ishte anuluar. Për këtë, Rama ka reaguar sot dhe kërkon falje për nxitimin, duke thënë se u gabua. Reagimin e parë Edi Rama e ka fshirë një minutë pas publikimit dhe ka hedhur një të dytë.

Reagimi i parë:

Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit” nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin! Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, po nuk do justifikohem si e pse ndodhi. Kush s’është mësuar të gënjejë kërkon falje!

Reagimi i dytë:

Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit”nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin!Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet,po kërkon falje!

Gafa/ Rama bën autogol, bie në kurth me historinë e Alabbar në Zagreb

Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit”nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin!Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet,po kërkon falje! pic.twitter.com/z4D9mIItOk

— Edi Rama (@ediramaal) November 18, 2022

Politike #Projekti i Portit të Durrësit Rama