Aktualitet31 Maj 2018, 12:05

Shpërthen avokati i Llallës para komisionit të Vettingut: S’mund ta pengosh njeriun të japë dorëheqjen

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthen avokati i Llallës para komisionit të Vettingut:

Avokati i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla është shprehur sot në Komisionin e Posaçëm të Apelimit se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të ndërprerë procesin e vetingut për klientin e tij është i bazuar në ligj.

Duke folur në seancën ku është ankuar Komisioneri Publik, Sokol Hazizaj tha se mandatin Prokurori i Përgjithshëm e ka marrë në Kuvend dhe vetëm Kuvendi mund ta konstatojë mbarimin e mandatit të tij.

“Adriatik Llallës i mbaroi mandati në dhjetor 2017 si kryeprokuror. Vendimi i KPK-së per nderprerjen e vetingut eshte i drejte, ligjor, normal, totalisht i bazuar ne ligj. Adriatik Llalla ka ardhur ne detyre me akt te Kuvendit dhe iken kur i mbaron mandati qe konstatohet prapë me akt te Kuvendit”, tha Hazizaj

Sipas tij “ish Prokurori i Përgjithshëm nuk ka pse te jape doreheqjen në KLD. Dorëheqja nuk mund te kufizohet me ligj. Kushtetuta ndaj nuk parashikon qe doreheqja te verifikohet nga ndonje organ tjetër, sepse doreheqja eshte e drejte natyrore. Si mund tj’a marresh dorëheqjen? Ështe humane, njerezore dhe natyrore. S’mund ta pengosh njeriun të jape doreheqjen se nuk kane ngritur organet. Këto organe nuk kane pse luajne rolin e organeve te tjera”.

Procesi ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.

Por kërkesa për dorëheqje Adriatik Llallas për përfundim të statusit të magjistratit nuk është e vlefshme, pasi sipas Komisionerit Publik ai duhet dorëzonte dorëheqjen e tij tek KLD, e kjo e fundit duhet të deklaronte përfundimin e statusit të magjistratit. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla e ka dorëzuar dorëheqjen tek Presidenti.

Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi. Por, ky është rezultat i njëjtë sikurse edhe ai i një trupe tjetër gjyqësore të KPK, e cila po për shkak të dorëheqjes si gjyqtar kushtetues i ndërpreu vettingun edhe Besnik Imerajt.

Shtegu për dorëheqje në çdo kohë, që do të thotë shpëtim nga vettingu u hap pikërisht nga Gjykata Kushtetuese gjatë interpretimit të ligjit të rivlerësimit.

Dosjet e të dorëhequrve dhe të të papërshtatshmëve arkivohen, por nëse kërkohen nga prokuroria, atëherë ata i nënshtrohen edhe kontrollit penal.

Aktualitet