Bota13 Prill 2019, 18:47

Shpërthen protesta në Beograd, pritet përplasje mes protestuesve dhe autoriteve

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthen protesta në Beograd, pritet përplasje mes protestuesve

Shpërthen protesta në Beograd, pritet përplasje mes protestuesve dhe autoriteve

Në Serbi ka shpërthyer protesta, mijëra protestues kanë dalë ne sheshe kundër përfaqësuesit të opozitës Aleksandër Vuçiç. “Kjo protestë do të jetë kulmi i të gjitha tubimeve tona”, janë fjalët e thëna nga organizatorët e protestës.

Ky është marshimi i 18 nga qytetarët serbë në rrugët e Beogradit duke shprehur kështu pakënaqësitë kundrejt qeverisjes së Vuçiç.“Të gjithë do vijnë për dy gjëra, zgjedhje të lira dhe të ndershme, por edhe për hapjen e dialogut midis qeverisë dhe opozitës” u shpreh një tjetër protestues. Në një dalje për shtyp Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se nuk trembej nga tubimet dhe protestat e organizuara prej opozitës.

Protesta e sotme ka sjellë mijëra qytetarë në sheshin kryesor të Beogradit, kjo ka rritur frikën e autoriteteve se mund të ketë përplasje midis protestuesve dhe policisë, pasi partia në pushtet ka bërë thirrje për tubime paralele.

Bota Aleksandar Vuçiç Beograd protest