Sport 7 Prill 2019, 22:47

Shpërthen Sadiku: Shava shqip, e kam inatin me të gjithë

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthen Sadiku: Shava shqip, e kam inatin me të gjithë

Armando Sadiku shkoi në Zvicër këtë janar për t’u kthyer ai i zakonshmi, pas dëmtimit të rëndë në Spanjë, por deri tani nuk i ka ecur. Sot Lugano barazoi në Bazel he Sadiku shënoi një gol të mrekullueshëm, me një goditje perfekte nga 25 metra, ndërsa pas golit nuk festoi, por duke parë nga stoli nisi të shante në shqip, me “libër shpie”.

Pas ndeshjes sulmuesi i kombëtares sonë shpjegoi për radiotelevizionin zviceran: “Unë jam i tillë, isha i zemëruar me të gjithë, pa përjashtim. Shava në shqip, sepse jam me nerva me të gjithë, edhe me gazetarët, edhe me veten time.

“Unë jam profesionist, po punoj shumë për t’u kthyer në maksimum pas dëmtimit tim. Pranoj zgjedhjet e trajnerit, bëj maksimumin kur luaj. Jam i kënaqur, por jo dhe aq për objektivin që kam, për të arritur sa më lart në karrierë”.

Sport