Aktualitet14 Maj 2022, 15:39

Shpërthen sërish skandali, gjenden pula të ngordhura në bregdetin e Lezhës

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthen sërish skandali, gjenden pula të ngordhura në

Foto ilustruese

Shpërthen sërish skandali me pulat e ngordhura. Ditën e sotme në bregdetin e Ranës së Hedhun në Lezhë, janë konstatuar sërish pula të ngordhura. Pak javë më parë ndodhi një fenomen i ngjashëm, pasi me dhjetra pula dolën në breg dhe dyshohet se ishin pulat që ngordhën nga gripi i shpendëve.

Edhe pse Ministria e Bujqësisë shprehet se tani nuk ka më raste, sot banorët e zonës kanë konstatuar thasë të mbushur me pula. Dyshimet janë se thasët janë hedhur nga banorë ose pulari në lumenj dhe ka ato kanë përfunduar në det.

Ndërkohë, deri më sot nuk ka asnjë reagim nga instituti i Veterinarisë apo Ministria e Bujqësisë nëse pulat që u gjetën javë më parë ishin të ngordhura nga gripi i shpendëve.

Aktualitet Lezhe pula