Sport13 Shtator 2019, 09:43

Shpërthen ter Stegen: Po çmendem me këtë sjellje nga Low!

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthen ter Stegen: Po çmendem me këtë sjellje nga Low!

Marc-Andre ter Stegen edhe një herë ka shprehur zhgënjimin e tij se po anashkalohet nga trajneri i Gjermanisë, Joachim Low. Portieri i Barcelonës qëndroi në stol në dy kualifikueset e shtatorit me Gjermaninë.

“Nuk është e thjeshtë të gjesh një shpjegim, pasi po jap më të mirën time në secilën ndeshje, për t’ia bërë vendimin më të vështirë trajnerit Low. Unë po përpiqem të bëhem zgjedhja e parë. Ky udhëtim me ekipin kombëtar ka qenë një goditje e fortë për mua”.

“Unë ia kam vendosur përparësitë vetes. Dua të jem i suksesshëm te Barcelona, por objektivi më i madh që kam është të jem portieri i parë në kombëtaren e vendit tim”.

Sport Gjermania Joachim Low