Bota17 Dhjetor 2018, 08:23

Shpërthim bombe në afërsi të televizionit grek, 5 kilogramë ekploziv trondisin Athinën

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthim bombe në afërsi të televizionit grek, 5

Shpërthim bombe në afërsi të televizionit grek, 5 kilogramë ekploziv trondisin Athinën

Një bombë ka shpërthyer jashtë godinës së televizionit grek Skai. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe mësohet se ka shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesë, por pa lëndime në njerëz.

Policia tha se shpërthimi ndodhi rreth orës 02:30 jashtë selisë së televizionit në Athinë. Ndërsa autoritetet kanë evakuuar ndërtesën pas paralajmërimeve për bombë.

Mediat greke raportojnë se autori vendosi bombën me rreth 5 kg eksploziv në një thes në trotuarin jashtë ndërtesës.  Mediat fqinje bëjnë me dije po ashtu se sipas policisë, autorët kanë pasur për qëllim shkatërrimin e plotë të gjithë godinës dhe kanë studiuar mirë terrenin.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes por dyshimet e para thonë se pas kësaj fshihen organizata të ekstremit të majtë dhe anarkistëve.

Siç shihet nga pamjet shpërthimi shkatërroi dritaret dhe dëmtoi pjesën e përparme të ndërtesës deri në katin e pestë, ndërsa dëmtime ka pasur dhe në banesat dhe në makinat që ndodheshin pranë godinës.

E gjitha filloi në 01:45 kur një burrë i panjohur bëri dy telefonata: Thirrja e parë telefonike ishte në një faqe interneti të njohur dhe e dyta në stacionin televiziv ANT1. Njeriu paralajmëroi se një pajisje do të shpërthente në ndërtesën SKAI.

Në të vërtetë, në 02:37 ka pasur një shpërthim shumë të fortë jashtë zyrave të SKAI, në Poseidonos Avenue.

 

 

Rajoni