Bota18 Prill 2022, 13:01

Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, 10 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, 10 të plagosur

Një shpërthim i fortë ka tronditur mëngjesin e sotëm Stambollin. Të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në kabllot nëntokësore në Beyoglu të Stambollit.

Mediat turke raportojnë se si pasojë e shpërthimit, banorët e zonës ku ndodhi shpërthimi janë evakuuar për arsye sigurie.

Shpërthimi vjen në kohën kur Turqia ka filluar një ofensivë të madhe ushtarake ndërkufitare kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në pjesën veriore të Irakut.

Sipas raportimeve, ky operacion përfshin sulme ajrore duke përdorur avionë, helikopterë dhe dron, si dhe inkursion tokësor nga trupat komando.

Beyoğlu’nda yeraltı kablolarında patlama meydana geldi. Sokakta oluşan yoğun duman nedeniyle bir bina tahliye ediliyor. pic.twitter.com/Z38x8JsBrK

— Beyaz Gazete (@BeyazGazete) April 18, 2022

Bota #Shpërthim #Stamboll