Shpërthim i fuqishëm në Ksamil. Nga raportimet e para dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi pranë një karburanti në hyrje të Ksamili. Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Policia ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me shpërthimin e sotëm në Ksamil. Sipas Policisë, nga pakujdesia ka shpërthyer një bombule gazi, ku si pasojë është dëmtuar lehtë një 28 vjeçar, i cili po kryente disa punime në karburant dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat zjarrëfikëse dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe është bërë e mundur neutralizimi i menjëhershëm i zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.