Kronike30 Dhjetor 2022, 10:57

Shpërthim me tritol në Shkodër, hidhet në erë makina e efektivit të policisë

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthim me tritol në Shkodër, hidhet në erë makina e

Një shpërthim me tritol ka tronditur  qytetin e Shkodrës gjatë natës së djeshme. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në banesën e efektivit të patrullës, Valter Serra.

Ngjarja ka ndodhur afër banesës së efektivit Sherra, në fshatin Bardhaj, në rrethinat e qytetit të Shkodrës.

“Më datë 30.12.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Bardhaj, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, para banesës së shtetasit V. S., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, shkruan policia.

Kronike #Shpërthim me tritol në Shkodër hidhet në erë makina e efektivit