
Tritol në banesën e 34 vjeçarit në Laprakë, dëme materiale dhe thyerje xhamash
Një shpërthim tritoli ka ndodhur në zonën e Laprakës në Tiranë.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 00:05, në rrugën “Ndoc Martini”, në verandën e banesës së shtetasit Demir Cara, 34 vjeç. Dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Bëhet e ditur se një kallëp 30 gramë tritol është hedhur në verandën e banesës së marrë me qira nga Demir Cara, duke shkaktuar dëme të vogla materiale, si thyerje xhamash në banesë.