
Një tritol është vënë këtë mbrëmje në derën e një dyqani në Durrës.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, në fshatin Katund i Ri.
Nga shpërthimi është dëmtuar qepeni i dyqanit në pronësi të 54-vjeçarit H. G.
Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje dhe as autorët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.