Bota 9 Tetor 2022, 15:19

Shpërthimi i urës së Kerçit, Zelensky ironizon Putinin: Sot është ditë me diell, por në Krime ka vranësira

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthimi i urës së Kerçit, Zelensky ironizon Putinin:

Shpërthimi i urës së Kerçit, Zelensky ironizon Putinin: Sot është ditë me diell, por në Krime ka vranësira

Presidenti ukrainas dhe ish-komediani Volodymyr Zelensky duket se po e shijon shumë situatën aktuale në luftën Rusi-Ukrainë.

Pas shpërthimit të urës së Kerçit që ishte dhe e preferuara e Putinit, ai është tallur, duke rikujtuar episode nga seriali komik, ku ai ka luajtur para se të ishte president.

Në videon në Telegram, Zelensky thotë: “Sot ishte një ditë e mirë dhe kryesisht me diell në vendin tonë. Në pjesën më të madhe të territorit ishte rreth 20 gradë Celsius dhe me diell. Fatkeqësisht, në Krime ishte vranësira, megjithëse ishte ende ngrohtë. Por sido që të jenë retë, ukrainasit e dinë se çfarë të bëjnë dhe ata e dinë se e ardhmja jonë është me diell”

Shpërthimi ndodhi vetëm disa orë pas ditëlindjes së 70-të të Putinit, dhe një nga ndihmësit e Zelensky që bëri shaka duke postuar: “Gëzuar ditëlindjen, zoti President.”

Bota krime Putin