Një automjet i tipit ‘Porsche’ ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në zonën e Qesarakës si pasojë e lëndës eksplozive. Burime bëjnë me dije se mjeti ishte në pronësi të Saimir Naskit, i cili rezulton pronari i një biznesi ndërtimi në Tiranë dhe nuk është me precedentë penalë.
Forcat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave. Nga shpërthimi që ndodhi në orën 07:40 të ditës së sotme, pati vetëm dëme materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S. N, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.