Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka quajtur filma raportimet për tritol në shtëpinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka mbrëmjen e sotme. Në një lidhje direkte me emisonin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN, Veliaj i quajti këto filma, ndërkohë që më pas tha se kjo është për pasojë të konflikteve të Dukës me bandat e Shijakut. Ndërsa në momentin që u konfirmua shpërthimi në shtëpinë e Dukës, Veliaj kërkoi nga Policia dhe Prokuroria të bëjnë çdo gjë për të marrë masa dhe të zbardhur ngjarjen.
“Lëri këto filma tani. Konfliktet që ka me bandat e Shijakut, duhet urgjentisht policia, prokuroria si dhe të gjitha organet kompentete që të marrrë masat. Të sekuestrojnë kamerat, të bëjnë çdo gjë për t’i shpëtuar dhe siguruar jetën. Ai është kundërshtari im, nuk është armiku im. Sigurisht ai ka bërë shumë gjynahe dhe do të dënohet për këto,” tha Veliaj.