Bota 8 Tetor 2022, 14:29

Shpërthimi në urë, Rusia: Do përdorim korridoret detare e tokësore për të furnizuar ushtrinë!

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthimi në urë, Rusia: Do përdorim korridoret detare e

Trupat ruse në Ukrainën jugore do të furnizohen nëpërmjet korridorit detar dhe atij tokësor pas shpërthimit të së shtunës në urën Kerç. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në vend.

Kujtojmë se ushtria ruse e ka përdorur gjerësisht urën për të rifurnizuar forcat e saj në Kherson dhe Zaporizhzhia. Është e paqartë se për sa kohë do të jenë jashtë funksionit urat rrugore dhe hekurudhore nëpër ngushticën e Kerçit.

Ministria tha në kanalin e saj Telegram: “Sigurimi i grupit rus të trupave të përfshirë në operacionin ushtarak special në drejtimet operacionale Nikolaev-Krivoy Rog dhe Zaporozhye. kryhet vazhdimisht në tërësi përgjatë korridori tokësor dhe pjesërisht transporti detar”.

Ndërkohë, Ukraina ka rimarrë territorin në jug. Kievi po ecën me sukses në fushatën për të rimarrë pjesë të Ukrainës jugore dhe lindore që Rusia pushtoi në javët e para të luftës.

Deri më tani, ushtria ukrainase ka rimarrë 2,400 kilometra katrorë territor në rajonin Kherson në jug të vendit “që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë.

Bota #shperthimi në uren e Krimesë Rusia