Bota 8 Tetor 2022, 18:52

Shpërthimi në urën e Krimesë, zbulohet identiteti i personit që drejtonte kamionin

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthimi në urën e Krimesë, zbulohet identiteti i personit

Identiteti i shoferit të kamionit që shpërtheu në orët e para të së shtunës në Urën e Krimesë, është zbuluar dhe mësohet të jetë një 51-vjeçar.

Sipas mediave uklrainase bëhet fjalë për Makhir Yusobov, 51 vjeç, i cili punonte si shofer kamioni dhe ishte vazhdimisht në lëvizje brenda rajonit të Krasnodarit , në lindje të Krimesë.

And here is a photo of the driver who was reportedly behind the wheel of the exploded truck on the Crimean bridge pic.twitter.com/mT0dsGzFqd

— ТРУХА⚡️English (@TpyxaNews) October 8, 2022

51 vjeçari mësohet se ka kontaktuar për herë të fundit me familjen e tij dy ditë më parë.

Interesant është informacioni se udhëtimi për në urë është dashur të zgjasë në kushte normale jo më shumë se gjysmë ore, por për arsye të panjohura, drejtuesit të kamionit i është dashur të paktën  gjashtë orë. Kjo ka ngritur dyshimet se ai ishte pjesë n; organizimin e sulmit.

Ndërkohë kujtojmë se nga sulmi u vra shoferi dhe një çift në një makinë që lëvizte pranë kamionit.

Bota #Shoferit identiteti krime