Politike14 Shtator 2018, 10:58

Shpëtim Idrizi shkërmoq opozitën e Bashës, gati largimi i dy aleatëve Vangjel Dule e Nard Ndokës

Shkruar nga Pamfleti
Shpëtim Idrizi shkërmoq opozitën e Bashës, gati largimi i dy

Lëvizja e PDIU drejt Lulzim Bashës dhe opozitës pritet të shkaktojë një ‘tërmet’ të vërtetë në kampin opozitar, pasi pritet të sjellë largimin e një tjetër opozitari nga koalicioni kundër qeverisë.

Burime zyrtare nga PBDNJ, (Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut), e cila drejtohet prej Vangjel Dules, thanë se kjo forcë politike, me vajtjen e çamëve në koalicionin opozitar, do ta braktisë Lulzim Bashën.

Një zyrtar i lartë i PBDNJ i tha CNA.al tha se shumë shpejt pritet një dalje publike dhe qëndrimi i kryetarit të partisë. Forumet e PBDNJ-së kanë qënë vazhdimisht konseguente. Kjo forcë politike, që ka pasur qëndrime të qarta që në vitin 2009, kur braktisi koalicionin qeverisës me Berishën dhe doli në opozitë.

Më pas në vitin 2013, PBDNJ erdhi në pushtet në koalicion me Ramën, por u largua sapo socialistët thirrën në qeverisje PDIU-në e Shpëtim Idrizit. Që nga ai moment e deri më sot, PBDNJ ka qënë në opozitë në krah të Lulzim Bashës.

Ky i fundit shumë shpejt nuk ta këtë më Dulen në krah, por pritet që nga pas t’i shkojë Shpëtim Idrizi, i cili në fakt ka tre deputetë, por ata duken se janë me socialistët dhe zor se kalojnë në opozitë.

Me lëvizjen e Shpëtim Idrizit dhe pranimin nga Lulzim Basha, opozita merr një aleat të ri, por humbet një deputet nga radhët e saj, i cili është Vangjel Dule, i cili ka garuar i treti në listën emërore në qarkun e Vlorës.

Nga ana tjeter ka shfaqur rezervat madje kundershtine e tij ne lidhje me afrimin e Idrizit tek opozita dhe kreu demokristian Nard Ndoka, i cili tha se ky koalicion eshte nje peme pa kokrra. Por dhe aleati tjeter, Dashamir Shehi i LZHK ka kerkuar qe Idrizi duhet te lere levizjet dyjavore here te PS e here te PD dhe te stacionohet diku.

Politike Lulzim Basha Nard Ndoka opozita Shpëtim Idrizi vangjel dule