Sport29 Nëntor 2022, 16:27

“Shpëtoni Ukrainën, respektoni gratë iraniane”, mesazhet e tifozit që ‘pushtoi’ fushën në ndeshjen Portugali-Uruguaji

Shkruar nga Pamfleti
“Shpëtoni Ukrainën, respektoni gratë iraniane”,

“Shpëtoni Ukrainën, respektoni gratë iraniane”, mesazhet e tifozit që ‘pushtoi’ fushën në ndeshjen Portugali-Uruguaji

Një tifoz hyri mbrëmjen e djeshme në stadiumin ku po luhej ndeshja Portugali-Uruguai.

Ai ndërpreu sfidën teksa në dorë mbante një flamur shumëngjyrësh. Përmes këtij gjesti ai tregon mbështetjen e plotë ndaj komunitet LGBT edhe pse FIFA ndaloi rreptësisht edhe futbollistët për të mbajtur shiritin “OneLove”.

Dy ishin mesazhet e tifozit guximtar në fanelën e tij: “Shpëtoni Ukrainën” dhe “Respektoni femrat iraniane”.

Ndërkohë, ai shpalosi edhe flamurin e ylberit në mbështetje të komunitetit LGBT.

Ky është Mario Ferri, 35 vjeçari, i njohur si Falkao, i cili tashmë është një veteran i këtyre bëmave. Për shembull, ai hyri në fushë në ndeshjen Belgjikë-SHBA të Kupës së Botës në vitin 2014 në Brazil, me një bluzë me shprehjen: “Shpëtoni fëmijët”. Gjithashtu, në tetor të vitit 2010, ai pushtoi fushën në ndesjen Real Madrid-Milan në Kupën e Botës për Klube.

Në një postim në Instagram, Ferri, i cili kohët e fundit kaloi disa javë vullnetare në Ukrainë, thotë se kjo “ishte gara e fundit”.

“Unë jam kthyer. Unë do ta quaja “vallen e fundit” garën time të fundit në fushë, në të cilën doja t’i dërgoja vetes disa mesazhe të rëndësishme, duke dhënë atë që kam përjetuar në lëkurën time në muajt e fundit…

1) Një mesazh për Iranin, ku kam miq që vuajnë, ku femrat nuk respektohen… BOTA DUHET TE NDRYSHOJË, mund ta bëjmë bashkë me gjeste të forta, që dalin nga zemra, ME GUXIM.

2) FIFA ndaloi shiritat ylber për kapitenët dhe flamujt e të drejtave të njeriut në tribuna, i bllokoi të gjithë, por jo mua. Ne duam një botë të lirë.

3) SAVE UKRAINË! Unë kalova një muaj në luftën në Kiev si vullnetar dhe pashë se sa shumë po vuanin ata njerëz. DUAM PAQE. Thyerja e rregullave, nëse është për një kauzë të mirë, NUK ËSHTË KURRË KRIM”.

A post shared by Mario Ferri il Falco (@marioferrifalco)

Sport Mario Ferri tifozi që hyri në fzshë në ndeshjen Portugali-Uruguaji