Bota12 Tetor 2022, 19:30

“Shpresoj të vdesë”/La shënim tek varri i prindërve të Putinit, 60-vjeçarja ruse rrezikon deri në 5 vite burg

Shkruar nga Pamfleti
“Shpresoj të vdesë”/La shënim tek varri i

Një 60 vjeçare ruse la një shënim në varrin e prindërve të presidentit rus, Vladimir Putin, ku shkruante se dëshironte që lideri i Kremlinit të vdiste dhe tani rrezikon të shkojë në burg.

Irina Tsybaneva, 60 vjeç rrezikon të dënohet me pesë vjet burg pasi dyshohet se la shënimin e shkruar me dorë në varrin e prindërve të Vladimir Putin.

Tsybaneva u arrestua në shtëpinë e saj në Shën Petersburg të hënën dhe u akuzua për “përdhosjen e trupave të të vdekurve dhe vendeve të tyre të varrimit”, raporton The Moscow Times.

Mesazhi i saktë i lënë në varrin e të moshuarve Maria Putina dhe Vladimir Putin mbetet i paqartë, por dyshohet se u la në varrin e tyre një ditë para ditëlindjes së 70-të të liderit rus.

Në një deklaratë të lëshuar nga shërbimi i shtypit i gjyqësorit të Shën Petersburgut thuhej: “Ajo la një shënim me një mbishkrim fyes drejtuar Presidentit të Federatës Ruse, duke përdhosur kështu një vend varrimi“.

Zonja Tsybaneva, e cila do të dalë para gjykatësit të premten, tani mund të përballet me deri në pesë vjet burg nëse shpallet fajtore.

Bota #60-vjeçarja arrestohet Rusi