Bota10 Janar 2023, 08:33

Shqetësohet Shtëpia e Bardhë, zbulohen dokumente sekrete në një nga zyrat private të presidentit Biden

Shkruar nga Pamfleti
Shqetësohet Shtëpia e Bardhë, zbulohen dokumente sekrete në

Disa dokumente konfidenciale nga koha kur Joe Biden ishte zëvendëspresident u gjetën nga avokatët e tij në një zyrë që ai përdorte në Qendrën Penn Biden, një institut në Uashington, kur ai ishte profesor nderi në Universitetin e Pensilvanisë (2017-2019).

Sipas CNN, zbulimi daton në 2 nëntor, në të njëjtën ditë, avokatët e presidentit aktual informuan arkivin kombëtar, i cili mori në zotërim materialin dhe informoi Departamentin e Drejtësisë, që po heton.

Avokatët e presidentit i zbuluan ato ndërsa po paketonin dokumentet brenda një kabineti të mbyllur për të liruar hapësirën e zyrës së përdorur nga Biden në atë kohë.

Shtëpia e Bardhë po bashkëpunon me Arkivin Kombëtar dhe Departamentin e Drejtësisë për zbulimin e atyre që duket të jenë dokumente nga administrata Obama-Biden , duke përfshirë një numër të vogël dokumentesh të shënuara si të klasifikuara,” tha Richard Sauber, këshilltari special i Biden.

Nuk është e qartë se për çfarë i referohet materiali apo pse ndodheshin në zyrën private të zëvendëspresidentit të atëhershëm. Megjithatë, siç raporton një burim i CBS, ato nuk pritet të përmbajnë sekrete bërthamore. Sipas ligjit, të gjithë zyrtarët federale, përfshirë presidentin dhe zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara, u kërkohet të kthejnë të gjitha dokumentet zyrtare dhe konfidenciale pas përfundimit të mandatit të tyre.

Lajmi krijoi shumë siklet në Shtëpinë e Bardhë sepse vjen teksa Departamenti i Drejtësisë po heton sasinë e madhe të materialeve të klasifikuara të zbuluara në rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago .

Dokumentet e gjetura në ish-zyrën e Bidenit, megjithatë, saktësoi Sauber, “nuk i nënshtroheshin asnjë kërkese apo hetimi të mëparshëm nga arkivat kombëtare”, pra ndryshe nga ato të manjatit Trump.

Donald Trump sulmoi edhe Joe Biden, mbi zbulimin e dokumenteve të klasifikuara në një ish-zyrë të presidentit amerikan.

“Kur do të bastis FBI-ja në shtëpitë e shumta të Joe Biden, ndoshta edhe Shtëpinë e Bardhë? Ato dokumente sigurisht nuk u deklasifikuan”, tha Trump.

Bota Biden Dokumenta sekrete