
Shqipëri-Kosovë me një kalim, nuk ka më radhë dhe qëndrime për orë të tëra
Kalimi nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas tashmë bëhet vetëm me një ndalim në doganë. Kjo shënon nisjen zyrtare të marrëveshjes për një pikë të përbashkët kufitare.
Në doganën e Morinës policia e dy vendeve operojnbrenda të njëjtit stacion.
Kanë marrë fund kontrollet e dyfishta dhe dorëzimi i dokumenteve në dy sportele.
Procedurat janë thjeshtuar duke shmangur radhët e panevojshme dhe qëndrimet për orë të tëra.
Më parë kjo procedurë kryhej vetëm gjatë sezonit turistik, periudhë që përkon me kulmin e lëvizjeve në dy anët e kufirit, ndërsa implementimi i saj tashmë do të jetë i shtrirë përgjatë gjithë kohës.
Kalimi vetëm me një kontroll i kufirit Shqipëri-Kosovë erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy qeverive,Nëntorin e kaluar në Pejë.
Në mbledhjen e dy qeverive u ra dakord që brenda gjashtë muajve, Shqipëria e Kosova të unifikojnë doganat, të heqin tarifën e romingut dhe tarifat doganore.