Sport26 Tetor 2022, 18:50

Shqipëria barazon “në terr” me Arabinë Saudite, kuqezinjtë ‘hatërmbetje’ me arbitrin

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria barazon “në terr” me Arabinë Saudite,

Shqipëria barazon “në terr” me Arabinë Saudite, kuqezinjtë ‘hatërmbetje’ me arbitrin

Kombëtarja shqiptare e ka mbyllur në barazim 1-1 ndeshjen e luajtur në Abu Dabi në terr të plotë informativ, pasi takimi në fjalë nuk është transmetuar dhe mediat nuk kanë qenë të pranishme për të transmetuar sfidën.

Vendasit realizuan të parët në minutën e 42 me Saleh Alshehri, i cili shndërron penalltinë në gol. Portieri Kastrati kuptoi krahun, por nuk priti dot goditjen e lojtarit.

Kombëtarja vendosi ekuilibrat me Bekim Balaj në minutën e 48, me këtë të fundit që “tundi rrjetën” pasi u kuptua mirë me Odise Orishin.

Minuta e 64 pa Xhuliano Skukën protagonist, sulmuesi nuk u koordinua mirë dhe goditja me kokë s’ishte ajo që duhej.

Ndeshja eshte mbyllur 1-1, por kuqezinjtë patën hatërmbetje me gjyqtarin,i cili i mohoi një penallti të pastër kuqezinjve në fund të ndeshjes.

Kombëtarja shqiptare do të luajë edhe dy miqësore të tjera, me Italinë më 16 nëntor dhe Armeninë më 19 nëntor.

Sport Arabia Saudite Kombetarja Shqiptare ndeshja miqësore