Politike24 Korrik 2022, 20:27

Shqipëria bëhet me Zonjë të Parë, njihuni me familjen e re presideciale (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Pas pesë vitesh, Shqipëria do të ketë Zonjën e Parë. Ilir Meta vendosi ta largonte Monika Kryemadhin duke i besuar LSI-në, duke futur një model të shëmtuar politik që nuk ndodh në asnjë vend të botës.

Por sot, Presidenca i është kthyer normalitetit.

Bajram Begaj mori zyrtarisht detyrën, ndërsa bashkë me të në Presidencë u futën bashkëshortja e tij Armanda Begaj dhe dy fëmijët.

Zonja e Parë ka lindur në vitin 1968. Ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ndërsa së fundmi ka qenë “IT” në Kontrollin e Lartë të Shtetit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike #Begaj Familja