Politike13 Gusht 2022, 14:26

Shqipëria dorëzoi në KiE rezolutën kundër raportit të Dick Martyt, Rama kërkon zbulimin e së vërtetës: Të vihet drejtësi!

Shkruar nga Pamfleti

Foto Ilustruese

Shqipëria i kërkoi zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabaza akuzat e raportit të Dick Martyt për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar dokumentin e dërguar në KiE, duke theksuar se kërkon drejtësi për këtë çështje.

“Në dritën e zhvillimeve të kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse edhe falë angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë, raporti famëkeq i Dick Marty-t nuk mund të gëzojë më rezolutën mbështetëse në fuqi”– shkruan Rama.

Sipas Ramës, Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues dhe si rrjedhojë edhe një rishikim thelbësor të Rezolutës 1782 (2011). “Shqipëria riafirmon vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë e për të mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën dhe e konsideron këtë nisëm shprehje kuptimplotë të këtij vullneti“- thekson kryeministri shqiptar, ndërsa njofton se Rezoluta u është dërguar:

Në një notë verbale drejtuar Selisë së Këshillit të Evropës në Strasburg nga misioni i përhershëm i Republikës së Shqipërisë në KiE, thuhet se pretendimet nga raporti i Dick Marty-t, edhe pas 10 vitesh hetime, nuk janë provuar dhe nuk bazohen në fakte. Në këtë shënim, i cili është shoqëruar edhe me Rezulotën e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në shqip dhe në anglisht, thuhet se rezoluta e bashkangjitur notës është përgjigje ndaj Rezolutës 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshilli i Evropës, “Hetimi i akuzave për trajtim çnjerëzor të njerëzve  dhe tregtisë ilegale të organeve të njeriut në Kosovë”.

“Sipas rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, më 21 korrik, 2022, pretendimet e bëra në Raportin Dick Marty për vrasjen e njerëzve për qëllimin e mbledhjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe tregtimin e paligjshëm të organet e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë, të cilat janë renditur në paragrafët 1 dhe 4 të Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 1782 (2011), pas më shumë se dhjetë vitesh thellësie hetimet nga Forca Speciale Hetuese e BE-së dhe pasardhësi i saj, Zyra e Prokurorit të Specializuar, mbeten të pagjetur për të paprovuar dhe nuk bazohet në prova dhe fakte dhe prandaj duhet parë si i tillë nga të gjithë institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare”, theksohet në shënim.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike KiE Rama raporti i Dick Martyt rezoluta kundër raportit të Dick Martyt Shqiperi