Sport24 Prill 2018, 12:25

Shqipëria e 16-vjecarëve fiton turneun miqësor “UEFA Development U-16”

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria e 16-vjecarëve fiton turneun miqësor “UEFA

Shqipëria e 16-vjecarëve fiton turneun miqësor “UEFA Development U-16”

Kuqezinjtë 16-vjeçarë kanë mundur edhe San Marinon, 3-1,duke u shpallur kështu fitues të turneut miqësor “UEFA DEVELOPMENT U-16”, me tre fitore. Skuadra e trajnerit Mustedanagiç ka zënë vendin e parë, duke bërë një paraqitje shumë të mirë.

Shqipëria U-16 mundi fillimisht Italinë me 11-metërsha dhe Armeninë 2-0. Në ndeshjen e sotme ndaj San Marinos organizator të turneut, kuqezinjtë u gjendën në disavantazh, por në pjesën e dytë përmbysën gjithçka me tre gola. Dy gola u shënuan nga Papa dhe një nga Sulovari.

Trajneri Mustedanagiç aktivizoi sot këtë formacion: Ceka, Shehu, Zaimi, Kadriaj, Doda, Sulovari, Beqiri, Elbasani, Vasjari, Kuqi dhe  Nikaj. Rezultatet e tri ndeshjeve në San Marino: Shqipëri-Itali 4-3 (me penallti”, Shqipëri-Armeni 2-0 dhe Shqipëri-San Marino 3-1. Një sukses i rëndësishëm, edhe pse ishte thjesht një turne miqësor. /Pamfleti Sport

Sport